Rrjeti shoqëror “Facebook” e publikoi listën e përmbajtjeve të cilat përdoruesit më së shumti i kanë publikuar në vitin 2011, ndërsa më së shumti interesim shkaktoi lajmi për tërmetin fatal në Japoni.
Pra më së shumti interesim në mesin e përdoruesve të “Facebook-ut” shkaktoi cunami dhe pasojat e tij në Japoni. Incizimet satelitore të Japonisë para dhe pas tërmetit shkatërrues i cili e goditi Fukushimën më 15 mars janë fotografitë dhe incizimet që më së shumti u ndanë dhe u shkëmbyen në këtë rrjet.
Në vendin e dytë sa i përket qarkullimit ishte lajmi se në horoskopin standard do të futet edhe një shenjë, e 13-ta me radhë dhe se tërë horoskopi “sherri”i kësaj do të ndërrohet.
Në 11 muajt e fundit në faqen “YouTube” kanë qenë të popullarizuar incizimet e vallëzimit të babait dhe vajzës në dasmën e saj, sikur edhe incizimi i qenit të pikëlluar të ushtarit të vrarë në Afganistan, dhe këto u gjenden në mesin e postimeve më të shpeshta në “Facebook”.
Shumë përdorues e kanë ndarë me miqtë e tyre në “Facebook” lajmin se rrjeti shoqëror përsëri është duke bërë ndryshime në pamje, por edhe kapja e krokodilit gjigant në Filipine. Njëri nga lajmet më interesante e cila është ndarë me publikun botëror është vendimi i një çifti martesor që e nga tërë familja e tyre ta fshehin gjininë e foshnjës së sapo lindur.
Ata dëshiruan që fëmijën ta edukojnë me njohurinë se nuk ka dallime në mes të gjinive dhe t’i lejojnë që kur të rritet vetë të vendosë se a dëshiron të jetë mashkull apo femër. Përveç lajmeve “të tmerrshme” përdoruesit kanë postuar dhe ndarë ndërmjet veti edhe video tjera “të ëmbla” nga “YouTube” si incizimi i binjakëve të cilët flasin me gjuhën e tyre ndërmjet veti në kuzhinë./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !