Pajisjet më të mira teknologjike për vitin 2011 - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Pajisjet më të mira teknologjike për vitin 2011

Pajisjet më të mira teknologjike për vitin 2011

Written By Edi on Wednesday, January 4, 2012 | 10:27 AM


Telefoni i kompanisë jug-koreane “Samsung”, ai Samsung Galaxy S2 është shpallur telefoni i vitit në zgjedhjen për pajisje më të mira teknologjike, në manifestimin “T3 Gadget Awords” që u mbajt në Londër.
Kjo është hera e parë në tre vitet e fundit që këtë çmim prestigjioz ta merr telefoni i cili nuk është nga kompania “Apple” dhe “HTC”. Smartphone i popullarizuar me sistem operativ “Android” fitoi në një konkurrencë të fuqishme, e cila i përfshin iPhone 4, HTC Sensation, Motorola Atrix, Sony Ericsson Ksperia, HTC Incredible S.
Në kategoritë e mbetura kishte më pak befasi, sepse çmimin për tablonë të vitit e fitoi iPad 2 i “Apple-s”, për kompjuter të vitit është shpallur Apple McBook Air, i cili mori çmim edhe për T3 dizajn, për televizor të vitit është shpallur Samsung EU55D8000, kamera e vitit u shpall Canon Power Shot G12, për konsolë të lojërave Microsoft Xbox Kinetic, i cili u shpall edhe “gadget-i” i vitit. Për brendin e sivjetmë teknologjik është shpallur “Google”, ndërsa personi teknologjik i vitit ishte drejtori ekzekutiv i “Facebook-ut”, Marc Zuckerberg.
Në këtë zgjedhje, e cila u mbajt për herë të pestë morën pjesë një numër rekord prej 970.000 votuesve.
Samsung Galaxy S2
Samsung Galaxy S2 është i pajisur me Gorilla Corning Glass, që do të thotë se ky model posedon ekranin i cili është rezistent ndaj gërvishtjeve apo goditjeve të ndryshme. Siç mund ta dini, përveç këtij opsioni, Samsung Galaxy S2 posedon edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç me teknologjinë Super Amoled Plus, 480x800 pikselë, si dhe procesorin me 1.2GHz.
Për më shumë, ky model përmban edhe dy kamera, njërën me 8 mega-piksel me mundësi incizimi në Full HD në 1080p dhe playback në 30 kënde për sekondë, si dhe atë për video komunikim e cila vjen me 2 mega-piksel.
Mirëpo këto nuk janë të gjitha karakteristikat e këtij telefoni, pasi që Samsung Galaxy S2 posedon edhe audio portin 3.5mm, A-GOS, Bluetooth 3.0, USB 2.0, 802.11 a/b/g/n WiFi, DLNA Accelerometer, Light, Digital Compass, Proximity, Gyroscope, ndërsa opsionale është teknologjia e pagesave e njohur si NFC.
Samsung Galaxy S2 vjen në dy versione të memories, përkatësisht në 16 ose 32GB, bashkë me mikroSD kartelën e cila mund të përfshijë plus 32GB hapësirë magazinimi.
Apple iPad 2
Apple iPad 2, është 33 për qind më i hollë, se paraardhësi.
iPad 2 karakterizohet me procesor të dyfishtë i cili quhet A5, dhe ky model është pesë herë më i shpejtë se sa versioni origjinal i iPad.
Për më tepër, iPad 2 gjithashtu vjen edhe me xhiroskop dhe dy kamera të integruara, ndërsa ky model në treg mund të gjendet me dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë, ndërsa që të dyja modelet janë në dispozicion tek operatorët mobil amerikan, “AT&T” dhe “Verizon”. iPad 2 posedon edhe grafikë më të shpejtë, ndërsa shpejtësia e saj është nëntë herë më e madhe sesa në versionin paraprak.
Apple MacBook Air
Apple MacBook Air erdhi në dy versione me ekran 11 dhe 13-inç, me sistem operimi X 10.7 Lion. Laptopi 11-inç, ndryshe nga versioni i vjetër me procesor 1.4GHz Intel-Core, tani ka një procesor Core i5 1.6GHz ose 1.7GHz, 2GB/RAM, memorie të integruar opsionale 64-128 GB. Ndërsa prototipi me ekran 13-inç, ka procesor Core i7 1.8GHz, 4GB DDR3 RAM, kartë grafike nVidia GeForce 320M, memorie të integruar 128-256 GB. Çmimet për këto laptopë nisin nga 1000-1300 dollarë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger