Hakerët shqiptarë sulmojnë faqen e një komune italiane - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Hakerët shqiptarë sulmojnë faqen e një komune italiane

Hakerët shqiptarë sulmojnë faqen e një komune italiane

Written By Edi on Wednesday, January 4, 2012 | 10:24 AM


E kanë nxjerrë jashtë pune një faqe interneti që i përket një bashkie në Itali dhe kanë vënë “vulën” e tyre: “Albanian Hacker!”.
Zyrtarë të bashkisë së Godega di Sant’Urbano në Treviniano thanë të martën se faqja e tyre zyrtare u bë objekt i një sulmi nga piratë të internetit.
Hackerët e nxorën jashtë pune faqen për disa orë duke penguar kështu qytetarët të vizitojnë faqen për të marrë të dhëna lokale e shkarkuar dokumente e formularë të ndryshëm.
Faqja në vend se të nxirrte të dhënat normale, ndahej me disa pjesë ku klikimi i tyre të çonte në tekste si “Test”, “Test2” dhe “Hacked”, raporton agjencia e lajmeve NOA.
Kurse klikimet e mëtejshme nxirrnin dhe “firmën” e hackerave ku shkruhej: “Hacked by Slover” dhe mbishkrimi “Albanian Hacker!!”./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger