Përfaqësuesit e projektit OpenStreetMap për zhvillimin e hartave të hapura pohojnë që shfrytëzuesit me IP adresa të cilat i takojnë kompanisë Google kanë kryer akte vandale duke dëmtuar disa harta në shërbimin që përndryshe, sikurse edhe Wikipedia, mund të editohet dhe rregullohet nga shfrytëzuesit e regjistruar, duke bërë disa ndryshime subtile të cilat dëmtojnë funksionalitetin e hartave si ndërrimin e drejtimit të rrugëve njëkahëshe dhe të ngjashme. Google ka reaguar menjëherë në këtë lajm, dhe ka njoftuar që personat në fjalë, janë vetëm punëtorë të kontraktuar nga kjo kompani dhe se kanë vepruar krye më vete, dhe që kontratat e tyre janë shkëputur. Rezultati i hetimeve të Google nxori që këta persona kishin kryer vetëm 20 ndryshime, dhe jo mijëra siç pohojnë përfaqësuesit e OSM.Ky është rasti i dytë i veprimit ilegal dhe jomoral të Google, para disa ditësh kompania keniane Mocality i kishte kapur të punësuar e Google nga India dike vjedhur të dhëna nga adresari i tyre afarist, duke mëtuar kështu të përfitojnë klientët e tyre. Është interesant që IP adresat e personave që kanë vandalizuar OSM-në dhe ato të rastit Mocality janë të njëjta, edhe pse Google ka përgënjeshtruar ashpër që këto dy raste kanë diçka të përbashkët (keqbërësit rastësisht gjenden në të njëjtën zyrë?). OSM megjithatë nuk është e bindur për sinqeritetin e Google./koha/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !