LG Optimus Pad LTE prezantohet në Kore
Edhe pse është paksa më e heshtur në fushën e tabletëve sesa Samsung, kompania LG ditë më parë prezantoi Optimus Tab LTE. Ka ekran 8.9 inçësh me rezolucion 1280 x 768 me procesor dual-core Snapdragon të Qualcomm me 1,5 GHz. Është i hollë 9,3 mm dhe peshon gjysmë kilogrami. Ka dy kamera, ku e pasmja ka rezolucion prej 8 megapixelësh. Ky tablet ka 32 GB memorie interne, sllotin për kartela SD për zgjerim dhe baterinë 6.800 mAh, dhe përkrahje DLNA që është bërë tashmë standarde në këto pajisje (që është e mirë ta zëmë për reprodukimin e multimedias nga makinat lokale në TV-në e lidhur përmes HDMI-së, nëse TV-ja nuk e përkrah DLNA-në). /koha/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !