
Sipas All Things D, Facebook është duke u përgatitur që të bëjë ofertën primare të aksioneve në javën e tretë të majit. Thuhet që drejtorët e Facebook kanë debatuar për ofertën e parë publike të aksioneve kah fundi i vitit të kaluar, dhe si kohë të mundshme kanë dakorduar periudhën mes majit dhe qershorit të këtij viti. Nëse thashethemet tregohen të sakta, Facebook do të duhej të shpejti të dorëzojë letrat lidhur me ofertën e parë publike tek komisioni amerikan për aksione dhe letra me vlerë pasi që komisionit i duhen mesatarisht tre deri katër muaj për ti shqyrtuar.Pritet që oferta e parë e aksioneve të Facebook të jetë më e madhja në historinë e kompanive teknologjike. Kjo kompani thuhet se ka ndërmend të ofrojë aksione në vlerë prej 10 miliardë dollarësh, ndërsa vlera e të gjitha aksioneve të kësaj kompanie do të jetë më e madhe se 100 miliardë dollarë. Me këtë Facebook për nga vlera e aksioneve do të jetë para shumë kompanive të mëdha teknologjike, si Hewlett Packard, vlera momentale e aksioneve të të cilës është rreth 52 miliardë dollarë, ose Amazon, aksionet e të cilës vlejnë rreth 81 miliardë dollarë. Përfaqësuesit e Facebook nuk komentuan këto thashetheme./koha/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !