Kompania ‘Asus’ pret shitje më të mirë të kompjuterëve tablo gjatë vitit të ardhshëm. Sipas vlerësimeve, Asus këtë vit shiti rreth 1.8 milion pajisje, e kjo shifër pritet të jetë shumë më e madhe gjatë vitit të ardhshëm.
Në të vërtetë, sipas fjalëve të presidentit të kësaj kompanie, Jonney Shih, pritet të shesin në mes 3 dhe 6 milion pajisje tablo gjatë 2012-s. Gjithashtu, Shih konfirmoi se linja Transformer vitin e ardhshëm do të pasurohet me modelet e bazuar në Windows 8 të cilët, sipas fjalëve të tija, do të duhej të ndryshojnë mënyrën në të cilën e përdorim këtë lloj të pajisjeve./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !