Ekipi i ekspertëve të sigurisë së Google është duke punuar në projektin me emrin e koduar Sesame, që është në të vërtetë një mekanizëm për logim në Google account duke shfrytëzuar kodet QR. Për të përmirësuar sigurinë e shfrytëzuesve të cilët logohen nëpër kompjuterë publikë, si në kafene, biblioteka, etj., për shkak të rrezikut të lartë nga softveri spyware/keylogger që mund të gjendet në ta, shfrytëzuesit në vend të futjes standarde të passwordit do të shfrytëzonin skenimin e kodit QR përmes telefonit mobil. Për logim do të shfrytëzohet një faqe e posaçme e Google me kodin QR, të cilin shfrytëzuesit e skanojnë me telefonin e tyre, dhe pas autentifikimit të suksesshëm browseri vetë i ridrejton në Google account pa pasur nevojë për password. Në Google thonë që ky projekt është akoma në fazën eksperimentale dhe nuk është i gatshëm për premierë./koha/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !