Motorola Droid RAZR Maxx - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Motorola Droid RAZR Maxx

Motorola Droid RAZR Maxx

Written By Edi on Friday, January 20, 2012 | 7:13 AM


Njëri nga telefonat që Motorola e ka prezantuar në panairin e sivjetmë ‘CES’, është Droid RAZR Maxx. Bëhet fjalë për një telefon tejet të fuqishëm dhe të hollë si dhe me mundësi të kohës së foljes deri në 21 orë, kjo falë baterisë 3300mAh.
Nga Motorola kanë bërë të ditur se ky telefon në treg pritet të dalë më 26 janar, me një çmim prej 299 dollarë. Përndryshe, Motorola Droid RAZR vjen me ekran Gorilla Glass, që është rezistues ndaj gërvishtjeve dhe ka diagonale 4.3 inç dhe me rezolucion 540 x 960 piksel, pastaj punon në procesorin me dy bërthamë OMAP4430 me takt pune 1.2 GHz dhe ka kamerën e pasme 8MP dhe atë para 1.3 MP.
Po ashtu, vjen me Moto Cast, opsionin i cili mundëson këmbimin e përmbajtjeve përmes “cloud”, ndërsa duhet cekur se bëhet fjalë për një telefon të mençur tejet të hollë. 7.1mm.
Ndër specifikat tjera duhet përmendur edhe sistemin operues Android, versioni 2.3.5, memorien interne 16 GB, pastaj 1 GB RAM memorie, A-GPS, Bluetooth, USB 2.0 High Speed, konektor micro-USB, Wi-Fi 802.11 b,g,n, teknologjinë High-Speed Data, LTE, WAP / Web Browser Browser Software, Android browser, portin për microSD (TransFlash), etj./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger