Top-dhjetë aplikacionet e modës për iPhone-n tuaj - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Top-dhjetë aplikacionet e modës për iPhone-n tuaj

Top-dhjetë aplikacionet e modës për iPhone-n tuaj

Written By Edi on Friday, January 20, 2012 | 7:17 AM


iPhone juaj është “mrekulli” e vërtetë, ndërsa me disa aplikacione të mira të modës mund ta shndërroni në këshilltarin personal i cili do t’u ndihmojë që ta përsosni stilin tuaj të modës. Në vazhdim do t’u sjellim listën e aplikacione më të mira të modës për iPhone që gjenden momentalisht në treg.
Style.com
Edicioni “online” i revistës më prestigjioze të modës “Vogue-s” ofron aplikacionin pa pagesë e cila do t’ju jetë burim i rregullt i lajmeve të freskëta të modës. Do të përcillni pistat më të popullarizuara të modës në botë, ndërsa së bashku me këtë mund të shikoni edhe video interesante dhe të shihni se si janë veshur yjet.
TouchCloset
Sado që mundoheni, ormani juaj gjithmonë është i çrregullt? Për këtë shpesh harroni në rrobat që tash janë në modë të cilat fshihen pas bluzave tuaja të preferuara. Me këtë aplikacion kjo gjë nuk mund t’ju ndodhë. Me ndihmën e këtij aplikacioni do të organizoni dhe “vendosni” ormanin tuaj në iPhone dhe gjithmonë do të dini se çka gjendet në të. Fotografoni rrobat e preferuara, dhe do ta dini kur dhe ku i keni veshur. Ndërsa kur të gjendeni në shoping, gjithmonë do të mund të kontrolloni dhe ta vërtetoni se bluza e gjelbër që e keni a do t’ju përshtatet me fundin që do ta blini.
Chanel
Aplikacioni pa pagesë i “Chanel-it” është ajo që duhet ta ketë secili adhurues i kësaj shtëpie prestigjioze të modës. Me të gjithmonë do të dini se çka është aktuale, do të kënaqeni në video të ndryshme, fotografitë më të reja nga pistat e modës, ndërsa nuk do të lini anash asnjë shtesë të re të modës të “Chanel-it”.
Star Styles
Me ndihmën e këtij aplikacioni pa pagesë do të përcillni stilin e yjeve tuaja të preferuara. Jo vetëm që do ta vërtetoni dhe shihni se çka janë duke veshur e mbathur ata, por ky aplikacioni ofron edhe propozime si në mënyrën më të lirë të mundshme ta kopjoni stilin e caktuar.
Gucci
Moda, muzika, udhëtimi dhe-Frida Giannini dhe Mark Ronson kanë krijuar aplikacionin pa pagesë për shtëpinë e njohur të modës, atë “Gucci” e cila nuk ofron vetëm lajme nga moda dhe fotografi, por edhe shembuj nga kanali i “Gucci-t”.
IShoes
Për të gjithë të dashuruarit dhe ata që janë të varur në këpucë, IShoes është aplikacioni që ofrohet falas me ndihmën e të cilës mund të hulumtoni mbi 50.000 këpucë, të përcillni trendet më të reja, të kontrolloni detajet e modelit më të preferuar, por edhe të blini. Nëse megjithatë u nevojitet ndonjë këshillë e mikes më të mirë, me anë të “Facebook-ut” apo telefonit mund ta pyesni çka mendon për “vuajtjen” tuaj të re.
Chicfeed
Adhuroni bllogjet e modës, por nuk keni kohë që t’i përcillni? Ky aplikacion pa pagesë ofron fotografitë më të mira të stileve të bllogjeve më të njohura, sikur që janë “The Sartoralist”, “Face Hunter”, “Altamira” dhe shumë të tjera.
Net-a-porter
Moda luksoze të cilën mund “ta prekni”. Me aplikacionin pa pagesë të shitores më të njohur luksoze “online” do të dini se çka ka arritur e re, kur janë lirimet, dhe së bashku me këto edhe këshilla për “styling-un”.
Shopstyle
Me ndihmën e këtij aplikacioni pa pagesë do të keni në iPhone-n tuaj trendi shitoret dhe markat e ndryshme të disenjatorëve, ndërsa për gjindshmëri më të lehtë, rrobat dhe gjërat tjera janë të ndara në kategori të veçanta.
StyleCaster
I keni mbathur këpucët tuaja të preferuara dhe ka rënë shi? E keni harruar çadrën pasi që besonit se dita do të jetë e nxehtë? Me ndihmën e këtij aplikacioni pa pagesë kjo më nuk do t’ju ndodhë. Nëpërmjet lokacionit tuaj, ajo u tregon se çfarë kohë është dhe u këshillon se çka të vishni e mbathni.
/zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger