Anonymous rrëzon faqen e Departamentit amerikan të Drejtësisë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Anonymous rrëzon faqen e Departamentit amerikan të Drejtësisë

Anonymous rrëzon faqen e Departamentit amerikan të Drejtësisë

Written By Edi on Friday, January 20, 2012 | 12:40 AM

image
Hakerët e lidhur me grupin kibernetik botëror Anonymous kanë marrë përgjegjësinë për rrëzimin e së paku gjashtë uebfaqeve të shquara, duke përfshirë ato të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara dhe Grupit Muzikor Universal, si shpagim për shkak të ngarkesave të vëna gjatë të enjtes ndaj faqes për shpërndarje të përmbajtjes Megaupload.com.
Që të dy faqet Universalmusic.com dhe Justice.gov nuk ishin të qasshme gjatë pasdites së të enjtes dhe mbeten të këtilla deri në ora 00:50 në orën tonë lokale.
Grupi tha gjithashtu që i ka rrëzuar uebfaqet e Shoqatës së Industrisë së Incizimit të Amerikës (RIAA), Shoqata e Pikturës Lëvizëse e Amerikës (MPAA), Zyra e të Drejtave të Autorit në Shtetet e Bashkuara dhe Shoqata e Shefave Policorë të Jutas.
Në ora 00:50, vetëm uebfaqja MPAA funksiononte. Faqja RIAA dhe faqja e Zyrës për të Drejta të Autorit ishin jashtë funksionit, ndërsa faqja e Shefave Policorës të Jutas paraqitnin logon e Megaupload.com.
Grupi gjithashtu kërcënoi që uebfaqja e FBI-së do të hakohej në vazhdim në llogarinë e tyre në Twitter. /pcworldalbanian/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger