Pasi që vitin e kaluar sistemet për kontroll të fluturakeve ushtarake amerikane pa pilotë ishin infektuar me viruse të cilët nuk mund ti largonte askush, duket që ushtria amerikane tani nga Windowsi do të kalojë në Linux.Këtë pohim e ka bërë në profilin e vet në Twitter drejtori i hulumtimeve në kompanisë softuerike për siguri, F-Secure, Mikko Hypponen. Dhe e ka ilustruar me fotografinë e sistemit për manipulim të fluturakeve në bazën ajrore Creech në Nevadë, në monitorët e së cilës shihen elemente të interfejsit të Windowsit dhe fotografinë nga brifingu i vitit 2010 në të cilën thuhej që kalimi i fluturakeve pa pilotë në Linux është planifikuar për vitin 2011 (por duket që kalimi nuk është bërë me kohë).Përveç kësaj të punësuarve në bazat ajrore u ndalohet të shfrytëzojnë hard disqe mobile, sepse pikërisht nga një i tillë ka ardhur edhe infektimi./koha/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !