India kërcënon me ndalimin e Facebook! - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » India kërcënon me ndalimin e Facebook!

India kërcënon me ndalimin e Facebook!

Written By Edi on Sunday, January 22, 2012 | 9:14 AM

Nju Delhi, January 2012 Duke vazhduar me kërkesat e saj të cilat janë teknikisht të pamundura për tu realizuar, një gjykatë në Indi ka lëshuar tjetër kërcënim për rrjetin më të madh social në botë, Facebook. Në rast se Facebook nuk do të mund të arrijë t’i plotësojë kërkesat e gjykatës indiane, atëherë ky kërcënim nënkupton që Facebook mund edhe të ndalohet në këtë vend, pa përjashtuar edhe ndalimin e faqeve tjera të famshme të internetit, sikurse atë të Google. Kërkesa e autoriteteve indiane është që Facebook të pamundësojë publikimin e përmbajtjes “fyese” dhe “të papërshtatshme” për publikun indian. Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se gjykata e lartë e Delhit ka thënë se nëse nuk aplikohet një masë e rreptë e censurimit të përmbajtjes “fyese”, Facebook mund të ketë një fat të njëjtë sikurse Google në shtetin komunist të Kinës./kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger