HP ka prezantuar në CES laptopin e vet HP Spectre Ultrabook. Modeli 14-inçësh është goxha karakteristik, sepse është krijuar si “sandviç” i pllakave të përforcuara të qelqit që janë rezistuese ndaj grishjeve (por jo edhe shenjave të gishtave). Nga ana e jashtme qelqi është i errët (në zhargonin e HP-së “midnight black”), ndërsa në brendi është i argjendtë, kurse krejt dizajni është orientuar në shijimin e multimedial. Edhe pse është paketuar në shtëpizën e modelit 13,3-inçësh, Spectre ka ekran 14” 1600x900 me panel HP Radiance për reproduktim më kualitativ të ngjyrave, pastaj sistem zërimi Beats i cili për një kohë të shkurtër u bë audio lodër e dashur për hipsterët anembanë botës. Tastiera ka ndriçim prapavije të ndjeshëm në afërsinë e duarve të shfrytëzuesit, derisa touchpadi mund të shfrytëzohet edhe për vizatim.
Krejt kjo vihet në lëvizje nga procesorët Intel Core, të pajisur me 256 GB memorie Flash, në shtëpizën e hollë 20 milimetërshe që peshon më pak se 1,8 kg. Ky laptop ka edhe USB 3.0, GbE, HDMI dhe mini Display porte, ndërsa pritet të paraqitet në treg më 8 shkurt me çmim prej 1400 dollarësh e tutje.
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !