Hardwipe: fshini përgjithmonë të dhënat nga hard disku - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , , » Hardwipe: fshini përgjithmonë të dhënat nga hard disku

Hardwipe: fshini përgjithmonë të dhënat nga hard disku

Written By Edi on Monday, January 16, 2012 | 2:44 AM


Hardwipe është program i ri për fshirje permanente të të dhënave nga hard siku, ashtu që të pamundësohet ose të paktën të vështirësohet kthimi i tyre. Të dhënat e fshira një herë përmes opsioneve standarde të parapara për këtë gjë në sistemet operative shpesh është e mundur të kthehen, nëse nuk përdorni metoda të posaçme (ta zëmë shkatërrimi i diskut me çekiç e daltë) dhe vegla për të penguar këtë.

Hardwipe e bën këtë ashtu që fajllat e ndjeshëm i shkruan apo i “shkel” me përmbajtje të reja edhe deri 35 herë (varësisht nga përzgjedhja juaj). 

Po ashtu, përveç fshirjes së tërë diskut ky program sjell edhe opsionin për shkrim apo shkelje të fajllave individualë të cilit i qaseni përmes klikut të djathtë. Hardwipe, natyrisht, mund të rishkruajë apo shkelë edhe hapësirën e zbrazët në particion në mënyrë që fajllat që janë fshirë më parë në sistemin operativ gjegjësisht që nuk duken më të, të mos mund të rikthehen apo rikuperohen më.

Çfarë të themi tjetër përveç se një gjë e shkëlqyer për të gjithë paranoikët, spiunët, shkrimtarët dhe natyrisht, afaristët të cilët nuk duan që të dhënat e tyre të arrijnë në duar të huaja.

Vegla është falas, shumë praktike për t’u përdorur dhe mund të gjendet në web sajtin zyrtar në adresën 


http://www.hardwipe.com/download.html
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger