PowerTrekk - mbushësi për telefona mobilë që punon me ujë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » PowerTrekk - mbushësi për telefona mobilë që punon me ujë

PowerTrekk - mbushësi për telefona mobilë që punon me ujë

Written By Edi on Tuesday, January 17, 2012 | 11:01 AM

Një kompani suedeze ka shpikur një mbushës për telefona mobilë, kamera dhe pajisje GPS që mund të furnizojë me energji pajisjet tuaja elektronike me pak më shumë se ujë. 
PowerTrekk është dizajnuar për njerëzit që “kalojnë kohën larg nga rrjeti elektrik i energjisë” dhe nuk kanë qasje në energjinë konvencionale në lokacione të largëta. 
Mbushësi ka nevojë vetëm për një lugë ujë për të prodhuar rreth 10 orë të jetës të baterisë së telefonit. 
Punon përmes reaksionit kimik. Uji reagon me përbërësin special të PowerTrekk, silicidin e sodiumit për të prodhuar gaz hidrogjeni.
Silicidi i sodiumit është një pluhur i ri kimik që është zhvilluar nga kompania për energji të “gjelbër” SiGNa Chemistry, nga New Yorku. PowerTrekk është produkti i parë komercial që shfrytëzon silicid sodiumin.  
Shpikja punon me secilën pajisje që ka port USB dhe pothuajse me çdo lloj të ujit, duke përfshirë edhe ujin e njelmët. Ai mund të veprojë edhe në ujë pellgu nëse nuk është trashur me baltë apo ndonjë sediment tjetër. 
Produkti ka pasur një paraqitje të shkurtër vitin e kaluar në Mobile World Congress në Barcelonë, por një version i modifikuar i teknologjisë është shfaqur tani në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas.
Do të duhej të paraqitej në tregun evropian në maj ose në qershor me çmimin e rekomanduar prej 199 eurosh, me celula sodiumi ndërruese që kushtojnë rreth dy euro.
‘PowerTrekk ka një avantazh konkurrues ndaj mbushësve tradicionalë portativë,” tha Björn Westerholm i myFC-së, kompanisë e cila qëndron prapa PowerTrekk.
‘Energjia elektrike gjenerohet menjëherë dhe mbushja nuk ndikohet nga moti apo pozita e diellit, si tek panelet solare. 
Procesi është i lehtë për përdoruesit. Sodiumi ruhet në një enë të vogël të rrumbullakët, të quajtur   PowerPukk, të ngjashme me formën e pakut të hockey apo kutisë së ngjyrës së këpucëve. 
PowerPukk futet në njërën gjysmë të enës së jashtme. Në gjysmën tjetër është një enë e vogël uji, në të cilin e derdhni ujin. 
Pasi kapaku mbyllet në enën e jashtme, reaksioni kimik fillon automatikisht dhe PowerTrekk është gati për t’u përdorur.
Procesi kimik thuhet të jetë i sigurt dhe i pranueshëm ekologjikisht, dhe nënprodukti i vetëm është pak avull uji. 
Pakoja portative e baterisë mund të përdoret si mbushës apo si burim i gatshëm energjisë; sepse mund ta lidhni llambën apo baterinë në të. Celulat e lëndës djegëse vijnë në variantet me 1Kw ose 3Kw, sipas Physorg.com./koha/kekompjuter/

 
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger