Me dizajn të sofistikuar dhe me trashësi prej vetëm 23 mm, Dell XPS 14z është njëri nga laptopët më të hollë që posedon të gjitha karakteristikat me të cilat me siguri se do të pushtojë shumë adhurues të teknologjive inovative.
Se ky laptop është krijuar për përshtatje të dëshirave të përdoruesve, tregojnë edhe procesorët më të rinj Intel ® Core ™ të gjeneratës së dytë i5 dhe Core i7 dhe grafika 1GB NVIDIA ®.
Përkrah ekzekutimit të më shumë detyrave me aplikacione intensive multimediale, ekspertët e Dell-it kanë krijuar edhe ekranin XPS 14z pa kufij dhe shfaqje të përmirësuar të fotografisë.
Në të vërtetë, ekipi për dizajn dhe projektim i Dell-it, ka arritur të përshtat ekranin prej 14 inçëve në laptopin me madhësi 13 inç, në mënyrë që përdoruesit të mund të kënaqen në madhësinë kompakte të laptopit 13 inçësh dhe të shikojnë 10 për qind më shumë përmbajtje në ekranin 14 inç HD.
XPS 14z i ri është shtesa më e re e portofolit të zgjidhjes së Dell-it, Thin+Powerful. Kështu, zgjidhja Thin+Powerful tani përfshinë sipërfaqen e punës all-in-one Inspiron 14z dhe Inspiron One 2320, që janë zgjidhje ideale për prindër dhe nxënës.
Ky laptop me kornizë alumini, ka sistemin operues Microsoft Windows 7 Home Premium. Ndërsa ndër karaktersikat kryesore duhet veçuar HD (720p) WLED s TrueLife ™, grafika me opsion të shpejtë NVIDIA ® Optimus ™ me memorie grafike prej 1 GB, pastaj kanalin e dyfishtë të DDR3 deri në 8GB, 1333MHz memorie, hard-disk të shpejtë 7200rpm, ndërsa për ruajtjen e të dhënave, vjen kapaciteti nga 500GB deri në 750GB, derisa disku SSD ka kapacitet prej 256GB.
Ka të integruar portin për leximin e DVD + / - RW (lexon dhe shkruan në CD / DVD), posedon tastierën me ndriçim të pasmë dhe rezistues ndaj lëngjeve në stilin Chicklet, ka të integruar lidhjen pa tel Intel Centrino Advanced-N 6230 802,11 / G / N dhe Bluetooth 3.0, pastaj Intel Wireless Display-ready, portet USB 3.0 (1), USB 2.0 (1), HDMI 1.4 (1), RJ-45 (1), mini Display-Port dhe mikrofon / audio, ueb-kamerën prej 1.3MP me HD të dyfishtë dhe një varg mikrofonash dhe zmadhues zëri stereo.
Ka të integruar edhe gjeneratën e ardhshme e softuerit Dell Stage për qasje të thjeshtë në përmbajte siç janë muzika, video dhe fotografi, derisa bateria e tij ofron autonomi deri në 7 orë.
Specifikat e Dell XPS 14z:
Sistemi operues: Microsoft Windows 7 Home Premium
Procesorët: Intel ® Core ™ i5 dhe Core i7 ™ Dual Core
Video: HD (720p) WLED me TrueLife ™
Grafika: NVIDIA ® GeForce ® GT 520M
Memoria grafike: 1 GB
Memoria: nga 4GB deri në 8GB
Hard-disk: nga 500GB deri në 750GB
Lexuesit: Për DVD + / - RW
Tastiera: me ndriçim të pasmë Chicklet
Wireless: Intel Centrino Advanced-N 6230 802,11 / G / N dhe Bluetooth 3.0
Portet: USB 3.0 (1), USB 2.0 (1), HDMI 1.4 (1), RJ-45 (1), mini Display-Port
Ueb-kamera: 1.3MP me HD të dyfishtë
Dimensionet: 23mm / 335mm / 234mm
Pesha: 1.98 kg
/zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !