Kohët e lumtura kalojnë me një të mbyllur të syve. Por tani e tutje, çdo moment tuajin të vlefshëm, mund ta përjetësoni me fotokornizën digjitale Transcend PF830, i cili dallohet për nga ekrani 8 inç.
Falë ekranit të madh, do të mundeni të tregoni fotot tuaja më të preferuara me detajet më të imta si dhe me ngjyra të gjalla, sikurse në revista të kualitetit të lartë. Transcend PF830 ka deri në 4GB memorie të brendshme dhe është plotësisht kompakt me kartelat e popullarizuara të memories SD, SDHC, CF, MMC dhe MS.
Duhet futur vetëm kartelën e memories nga fotoaparati juaj digjital, para se të shtypni tastin ‘Play’ për shfaqjen e fotove. Me ekranin kaq të madh, modulin Multiple Colour si dhe sensorin për rotacion automatik të fotove, PF830 thjesht është bashkudhëtarë të cilin duhet ta keni për t’i ruajtur të gjitha momentet tuaja të dashura.
Transcend PF830 mbështet pajisjet USB Flash, ka të integruar zmadhuesit e zërit për dëgjim të muzikës MP3, lidhja direkte USB me kompjuterin tuaj për bartjen e të dhënave, ueb-kamerën 1.3 MP, e shumëçka tjetër./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !