“Bike Co”, prodhuesi i biçikletave nga Mbretëria e Bashkuar, në bashkëpunim me Samsung, ka krijuar një biçikletë të kualitetit të lartë, e pajisur me mbajtësen për tablonë Galaxy Tab 10.1. Tabloja për biçikletë është e forcuar me mbajtës që ndahet, e punuar nga fibrat e karbonit.
Mbajtësi është shumë i lehtë me vetëm 125 gramë, ndërsa me peshën e tablosë prej 565 gramëve, e rrit peshën e biçikletës për vetëm 700 gramë. Kjo lidhje e biçikletës dhe tablosë, është menduar në atë mënyrë që vozitësi të mund të ketë qasje të lehtë në tablo gjatë vozitjes.
Pajisja bartëse mund të shërbejë edhe si navigacion, përcjelljen e rrugës së kaluar apo udhëzime në rast se keni nevojë për riparime. Nëse na pyesni ne, më duket se vozitësi në tablo më së shumti do të kërkojë udhëzime për ndihmën e parë, apo ndoshta gabojmë. Duke marrë parasysh se Samsung Galaxy Tab 10.1 vjen me ngjyrë bardh e zi, edhe biçikleta mund të blihet me këto ngjyra. Çmimi ende nuk dihet, por pritet të jetë mjaft i lartë./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !