Epson ka prezantuar tri modele të reja të pajisjeve multi-funksionale për biznes - Stylus Office BX305FW Plus, BX630FW dhe BX935FWD, të cilët mundësojnë shtypje, skanim, kopjim dhe faksim të shkëlqyeshëm si dhe sjellin mundësi të shumta të lidhjes.
Shpejtësitë e larta të shtypjes te modelet BX630FW dhe BX935FWD, u mundësojnë sipërmarrësve të vegjël rritje të produktivitetit. Kapaciteti i madh i pjesës për letër, e vendosur nga ana e përparme e pajisjes, zvogëlon kohën e nevojshme për ndërrim apo vendosje të letrës.
Përveç kësaj, të gjitha modelet në këtë grup, janë të pajisura me vendosjen automatike të dokumenteve që mundëson skanim, kopjim dhe faksim të shpejtë. Epson Stylus Office BX305FW Plus, BX630FW dhe BX935FWD, janë projektuar në mënyrë të posaçme në përputhje me informatat e marra nga ndërmarrjet e vogla./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !