Kompania Net Applications publikoi rezultatet e përfaqësimit të shfletuesve të internetit në nivelin global. Kah fundi i shtatorit Chrome i kompanisë Google kishte një hise prej 16.2 për qind të tregut me çka vazhdon rritjen që kishte edhe më herët.
Gjatë gushtit Chrome pati në posedim 15.51 për qind, edhe pse ende ka mbetur në vendin e tretë. Më i popullarizuari, Internet Explorer i Microsoftit, në periudhën prej një muaji shënoi rënie nga 55.31 në 54.39 për qind.
Firefox-it gjithashtu i është zvogëluar posedimi, por duhet cekur në masë të vogël, nga 22.57 në 22.48 për qind. Safari i Apple-s me posedimin prej 5 për qind ndodhet në vendin e katërt, derisa Opera me 1.67 për qind është në vendin e pestë./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !