Tashmë një kohë të gjatë flitet për telefonat e parë Nokia që do të punojnë në sistemin operues Windows Phone. Edhe pse ishte thënë se telefonat e tillë nuk do të mundë t’i shohim këtë vit, duket se kjo do të ndodhë qysh në fund të këtij muaji, në Nokia World, që mbahet në fund të tetorit, ndërsa do të prezantohen tre modele, Ace, Sea Ray dhe Sabre.
Nokia Ace thuhet se do të ketë ekran 4.3 inç ClearBlack AMOLED, do të punojë me procesor 1.4GHz dhe do të ketë 16GB për ruajtjen e të dhënave. Adhuruesit e fotografisë mobile, do t’i kënaqë kamera 8MP Carl Zeiss me autofokus. Nokia Sea Ray do të ketë ekran më të vogël, atë 3.7 inç ClearBlack AMOLED dhe të njëjtat opsione harduerike sikurse modeli Ace dhe do të punojë në versionin Mango të Windows Phone.
Modeli i fundit është Sabre, i cili do të ketë të njëjtat diagonale të ekranit por LCD, dhe ClearBlack AMOLED dhe procesor me forcë të njëjtë, por do të ketë kamerë me rezolucion më të vogël, 5MP me autofokus dhe vetëm 8GB flash-memorie, por çmimi i tij pritet të jetë më i arsyeshëm./zeri/kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !