Të enjten mbrëma, një grup i hakerëve serbë, që e quajnë vetën “aHcSecurityTeam”, kanë sulmuar një varg faqesh shqiptare të internetit. Ata madje nuk kanë kursyer edhe ueb-faqen e misionit EULEX.
Sipas të dhënave të mbledhura nga redaksia e “Zërit” nga bashkëpunëtorë të ndryshëm, deri më tani janë sulmuar disa ueb-faqe të kompanive të ndryshme në Kosovë, kryesisht të bizneseve private.
Deri më tani, të sulmuara janë faqja e internetit e kompanisë “Kujtesa”, www.kujtesa.com, ajo e kompanisë “Devolli”, http://devollicompany.com/ si dhe ajo http://tango-juice.com,. Gjithashtu, në listën e të sulmuarve është edhe kompania “ZeroPozitive”, www.zeropozitive.com.
Sulmit të hakerëve serbë nuk u ka shpëtuar as Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, www.eulex-kosovo.eu ku në ballinën e kësaj faqeje është vendosur një foto me mbishkrimin: “Ky veprim është forma jonë e pakënaqësisë të shkaktuar nga EULEX-i që deklaron se është status-neutral ndërsa dukshëm favorizon shqiptarët”.
Kjo porosi ishte vendosur në dy gjuhë, atë angleze dhe serbe, si dhe në prapavijë dëgjohej himni i Serbisë.
Ekspertët e IT-së pranë EULEX-it kanë reaguar shpejtë, dhe e kanë vënë jashtë funksionit ueb-faqen e tyre.
Ndërkaq, të sulmuara janë edhe një varg ueb-faqesh tjera, që po i vendosim më poshtë:
http://www.rrokum.tv defaced by StRoNiX
http://www.gazetalajm.info defaced by StRoNiX
http://esk.rks-gov.net defaced by StRoNiX
http://www.tirana.gov.al defaced by StRoNiX
http://mzhe.rks-gov.net defaced by StRoNiX
http://mem.rks-gov.net defaced by StRoNiX
http://www.oldapps.com/style.php defaced by StRoNiX
http://www.download.hr/style/stronix.txt defaced by StRoNiX
http://www.kosovo.undp.org defaced by StRoNiX
http://rrota.co.uk defaced by StRoNiX
Disa prej këtyre faqeve tashmë ose janë rikthyer online, ose janë vënë jashtë përdorimit nga personat përgjegjës për sigurinë e tyre. /zëri/Kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !