Sipas informatave të kompanisë “eDataSource”, Amazon mund të jetë më se i kënaqur me paraporositë e tablosë së saj të re Kindle Fire, sepse vetëm gjatë ditës së parë kur kanë filluar të merren porositë, janë porositur mbi 95 mijë copë të kësaj pajisjeje.
Se sa i madh është ky numër, tregon më së miri e dhëna se Research In Motion (RIM), gjatë tërë periudhës së dytë fiskale të vitit, ka shitur vetëm 200 mijë tablo BlackBerry PlayBook.
Qysh para prezantimit të tablosë së Amazonit, analistët kanë parashikuar se për nga numri i kopjeve të shitura, Kindle mund të jetë konkurrent i vërtetë i tablosë së Apple-s, iPad.
Vlerësimet e para, të cilat janë bazuar në çmimin e paraparë të shitjes prej 250 dollarëve, kanë folur se Amazon mund të shesë pesë milionë tablo deri në fund të vitit, ndërsa duke marrë parasysh informatat rreth paraporosive, kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !