Facebook rrezikon gjobë 100 mijë euro - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Facebook rrezikon gjobë 100 mijë euro

Facebook rrezikon gjobë 100 mijë euro

Written By Edi on Monday, October 24, 2011 | 1:27 PM


Për fshirjen e të dhënave nga Facebook nuk mjafton më vetëm një klikim. Rrjeti social më i famshëm në botë, rrezikon një gjobë prej 100 mijë euro, pasi Max Schrems, një student 24 vjeçar denoncon se 1200 faqe me informacione të tij personale janë ruajtur nga sajti.
Në korrik djali kishte kërkuar një CD ku të përfshiheshin të gjithë të dhënat e regjistruara nga sajti dhe kishte marrë një surprizë të madhe, ku fshin fotot, miqësitë e anulluara dhe të gjitha faqet e tij të tre viteve, rreth 1200 faqe.
Një zëdhënës i komisariatit të policisë irlandeze konfirmoi se policia po heton lidhur me rastin e Schrems, pasi nëse Facebook ka ndërhyrë në faqe, rrezikon një gjobë prej 100 mijë euro. Ndërkaq rrjeti social mbrohet duke thënë se ka plotësuar thjesht kërkesat e një përdoruesi.
Por për këtë nuk është dakort Max i cili shprehet për ruajtjen e informacioneve të mbledhura, të cilat nëse do të zbulohen do të dëmtonin reputacionin e tij madje do e pengonin të gjende edhe një punë dosido.
Aktualisht Facebook pret përgjigjen e garantuesit, pavarësisht se 100 mijë euro për të janë një hiç përpara të ardhurave që rrjeti social grumbullon./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger