Motorola prezanton Atrix 2 - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Motorola prezanton Atrix 2

Motorola prezanton Atrix 2

Written By Edi on Monday, October 24, 2011 | 1:29 PM


Modeli më i ri i Motorola-s, telefoni i mençur mobil Motorola Atrix 2 tashmë mund të blihet përmes operatorit mobil amerikan AT&T dhe kushton 99.99 dollarë përkrah një kontrate dy-vjeçare me operatorin.
Motorola Atrix 2 posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, në teknologjinë qHD multi-touch, me rezolucion prej 540 x 960 pikselëve.
Motorola Atrix 2 posedon edhe procesorin e fuqishëm me dy bërthama dhe me takt pune 1GHz, 8GB memorie të brendshme, si dhe portin për mikro SD kartelë e cila mund të rrit memorien e telefonit deri në 32GB.
Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën me 8 mega-piksel, e cila mund të incizojë video në 1080p, ndërsa Motorola Atrix 2 është i pajisur me Android 2.3 Gingerbread./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger