Bashkëthemeluesi i “Siri”-t largohet nga “Apple” - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Bashkëthemeluesi i “Siri”-t largohet nga “Apple”

Bashkëthemeluesi i “Siri”-t largohet nga “Apple”

Written By Edi on Monday, October 24, 2011 | 1:26 PM


Dag Kittlaus, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë që krijoi programin e kontrollit të zërit “Siri”, - të cilin “Apple” e prezantoi me shumë bujë së fundmi – është larguar nga kompania gjigante e drejtuar nga Kuk.
“WST” thotë se kishte shumë arsye për largimin, e cila u krye në mënyrë miqësore dhe që ishte planifikuar prej kohësh. Këtu përfshihet fakti që familja e Kittlaus-it është në Çikago dhe po ashtu një dëshirë e tija për të pasur më shumë kohë për të krijuar ide të reja sipërmarrëse.
Kittlaus ka udhëhequr përpjekjet për njohjen e të folurit në “Apple” që kur kompania gjigante bleu “Siri”-n në vitin 2010. Ai ishte drejtor ekzekutiv i “Siri”-t që prej vitit 2007. Para kësaj, Kittlaus i cili ka lindur në Norvegji, ishte sipërmarrës në Institutin e Kërkimeve të Standford-it dhe po ashtu ka punuar tek “Motorola”.
Kittlaus u largua nga “Apple” menjëherë pas prezantimit të iPhone 4S, në të cilin u nxor në pah opsioni teknologjik “Siri” për njohjen e zërit. Burimet thanë për “WST” se drejtuesit e tjerë të lartë të “Siri”-t do të mbeten tek “Apple”.
“Siri” ishte nga risitë më të spikatura të iPhone 4S. Me anë të këtij opsioni ju mund të përdorni zërin për të dërguar sms, për të lënë takime, për të gjetur numrin e personit të kërkuar në telefonin tuaj me anë të përmendjes etj. “Siri” kupton çfarë thoni ju dhe kryen detyrën e ngarkuar. Ai kupton atë që doni të thoni dhe madje mund të kthejë edhe përgjigje. Është shumë i lehtë për t’u përdorur dhe kryen shumë punë. /start/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger