HTC me krenari ka prezantuar HTC Senasation XE, i pari n ë vargun e telefonave të mençur me teknologjinë BeatsAudio, që sjell zë tejet kualitativ. Procesori i ri 1.5 GHz dhe kohëzgjatja më e madhe e baterisë, e zgjerojnë sofistikimin dhe përjetimin e tërësishëm.
Me zërin tejet kualitativ të Handset-it, të HTC-s, Sensation XE blerësve u ofron edhe kënaqësinë e menjëhershme multimediale, duke vënë standard të ri në tregun e celularëve sa i përket kualitetit të zërit.
Përveç kësaj, zmadhuesit e shkëlqyeshëm të zërit dhe kohëzgjatja e qëndrueshmërisë së baterisë së HTC Sensation XE si dhe shpejtësia e madhe e procesorit të tij me dy bërthamë dhe me takt pune 1.5 GHz, u mundëson që ju të dëgjoni, shikoni, bisedoni dhe të hulumtoni më gjatë.
“Zërimi është pjesë kyçe e përjetimit mobil të secilit përdorues dhe ne vazhdimisht shtyjmë kufijtë në mënyrë që jo vetëm të përfshijmë përmirësimin e zërit, por edhe muzikës, filmave dhe lojërave”, ka thënë Jason Mackenzie, kryetar i shitjes globale të korporatës HTC.
Përjetim i menjëhershëm i zërit
HTC Sensation XE është Handset-i i parë që ofron përjetimin e BeatsAudio – kombinimin e softuerit dhe harduerit, i cili u mundëson dëgjimin e muzikës ashtu siç e kanë paramenduar artistët.
Kur përdoret me kufjet ekskluzive ‘Beats by Dr. Dre’, Handseti në mënyrë automatike kalon në profilin e zërimit ‘Beats by Dr. Dre’ dhe sjell audioxhirime të përshtatura në mënyrë të posaçme për këto kufje.
Nëse përdorni cilindo nga shërbimet e shumta muzikore që janë të pranishme në tregun Android, do të vëreni një bas më të plotë dhe vokale më të freskëta si dhe një nivel më të lartë të kthjelltësisë, e cila ofron zërin ashtu siç e kanë paramenduar artistët.
Kufjet Beats
HTC Sensation XE po ashtu vjen me mikrokartelën mikroSD (8GB/16GB), e cila mundësin ruajtjen e një mijë këngëve.
Kufjet ekskluzive ‘Beats by Dr. Dre’ me teledirigjues në largësi, u mundësojnë ta ndalni, kaloni apo lëshoni këngë si dhe të merrni apo të ndërprisni thirrjen, edhe kur e keni telefonin në xhep.
HTC Sensation XE do të dalë në tregun evropian dhe atë aziatik në fund të këtij muaji.
Karakteristikat e HTC Sensation XE:
Dimensionet: 126.1 x 65.4 x 11.3 mm
Pesha: 151 g
Ekrani: 4.3 inç S-LCD
Rezolucioni: 540 x 960 piksel
Memoria: 4 GB
Porti i kartelave: microSD, deri në 32GB
Mbështetja: WLAN, Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth,
USB: microUSB (MHL) v2.0
Kamera: 8 MP me Autofokus, dual-LED Flash
Video: 1080p@30fps
Sistemi operues: Android OS v2.3.4 (Gingerbread) Procesori: 1.5 GHz Dual-Core Adreno 220 GPU Qualcomm MSM 8260 Snapdragon
Radio: Stereo FM radio me RDS
Zeri / Kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !