Pas HTC-s, edhe Samsung ka prezantuar telefonat e parë të mençur që punojnë në versionin e ri të sistemit operues mobil të Microsoft-it, Windows Phone 7.5 Mango.
Bëhet fjalë për modelet Focus S dhe Focus Flash, ndërsa është paralajmëruar edhe përmirësimi i sistemit operues për modelet e vjetra. Samsung Focus S punon në procesorin 1.4GHz, është i hollë vetëm 8.55mm, ka ekran të madh 4.3 inç AMOLED si dhe dy kamera, atë në pjesën e prapme me rezolucion 8MP dhe atë të përparme 1.3MP për video-bisedë.
Modeli Focus Flash ka ekran më të vogël, 3.7 inç Super AMOLED, punon në procesor të njëjtë dhe ka kamerë të prapme 5 MP. Në shitje priten nga tetori./zeri/kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !