iPhone aplikacionet më të mira për fotografi - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » iPhone aplikacionet më të mira për fotografi

iPhone aplikacionet më të mira për fotografi

Written By Edi on Sunday, September 25, 2011 | 11:27 AM


iPhone është pa dyshim telefoni më i mirë i mençur dhe më i popullarizuar momentalisht. Krahas aplikacioneve të shumta që janë bërë për të edhe aplikacionet për fotografi janë shumë të kërkuara.
Kjo nuk është lista e fotoaplikacioneve më të mira që momentalisht gjenden në treg për iPhone, por këto janë aplikacionet që i përdorin shumica dhe të gjithë janë të kënaqur me to. Pra aplikacionet që do t’i përmendim këtu janë ato që më së shpeshti përdoren dhe lirisht mund të pohojmë pa asnjë dilemë se janë shumë të dobishme.
Super Camera 2
Sa aplikacione për fotografim i keni në iPhone-n tuaj? Një? Dy? Tri apo më shumë? Krijuesit e aplikacionit Super Camera pohojnë se u nevojitet vetëm një. 25 filtra, 15 korniza, 4xzoom-i digjital, anti-shake, RAW janë vetëm disa nga opsionet që gjenden në këtë aplikacion.
Panoramatic 360
Panoramatic 360 do t’u mundësojë krijimin e panoramës në vendin e realizimit të fotografisë. Krijimi i vetë panoramës është më e lehtë me ndihmën e “ghost” fotos me të cilën “mbuloni” atë tjetrën. Bashkimi i fotografive (mbulimi) bëhet brenda celularit shumë shpejt dhe në mënyrë efektive.
DSLR Camera Remote
Me DSLR Camera Remote kabllot dhe teledirixhuesit më nuk u janë të nevojshëm. Canon EOS apo Nikon DSLRove lidhni në kompjuter derisa me iPhone ndërroni parametrat, largoni të padëshiruarat, shikoni fotografi, dhe nëse keni “live view” i përcillni të gjitha nëpërmjet iPhone. E tëra që ju duhet është Wi-Fi mbështetja.
Photoshop Mobile
Versioni për celular i Photoshop-it nuk është aq i pasur sikur desktop versioni, megjithatë nëse u nevojiten korrektime të imta, të kuadrit nëpërmjet “crop-it”, rrotullimi apo rregullimi i prapavijës, kontrastit… Nëse asgjë tjetër, duhet ta keni që së paku të thoni, kam Photoshop në telefon.
Slow Shutter
“Loja” me “gjëra më të komplikuara” nuk është e mundshme nëse nuk e keni aplikacionin Slow Shutter i cili do t’u ofrojë mundësinë e përzgjedhjes ndërmjet 1/15 dhe 30 sekonda.
iTimeLapse
iTimeLapse do t’u mundësojë realizimin e një serie të fotografive të cilat më vonë bashkohen dhe bëhen video. Më vonë këtë video mund ta dërgoni në “Youtube”, “Facebook”, “Vimeo”…
Portfolio
Portfolio do të mbajë punimet tuaja gjithmonë të gatshme për prezantim. E keni klientin i cili është i padurueshëm të shikojë se çka dhe si punoni, dhe nuk keni laptop. Me Portfolio nuk ka problem.
Poses (vol 1&2)
Modeli/modelja juaj gjithmonë pret udhëzime të cilat do t’i ndihmojnë që fotografia të jetë sa më e mirë. Me Poses më së lehti është të tregohet kjo, dhe ai/ajo asnjëherë nuk do të mërzitet.
Nikon Learn and Explore
Nikon na befasoi me “ëmbëlsirën” të cilën e emërtuan “Learn and Explore” të cilën tani mund ta keni në ekranin e iPhone-t tuaj. Aplikacioni pa pagesë na ofron video leksione, audio komentime, fjalorin e termave të fotografisë etj.
Crasher Squirrel
Do ta përfundojmë këtë tekst me një aplikacion argëtues. Nuk keni dëgjuar ende për të? Pasi ai tani gjendet në treg e keni mundësi ta njihni atë dhe tregimin e tij, dhe pastaj të argëtoheni me fotografitë personale./zeri/kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger