Pasi kanë raportuar rezultatet dëshpëruese financiare për periudhën paraprake, aksionet e prodhuesit të BlackBerry-it, Research In Motion (RIM), kanë rënë për 20 për qind.
Kështu, në krahasim me periudhën e mëhershme, kur është shënuar qarkullim prej 4.9 miliardë dollarë dhe fitim prej 904 milionë dollarëve, qarkullimi tani është ulur në 4.1 miliardë dollarë, ndërsa fitimi në 404 milionë.
Arsyeja për këtë është vonesa e RIM-it për hedhjen në treg të modeleve të rinj si dhe shitja e dobët e tablosë PlayBook, për të cilin thuhet se do të ndjekë rrugën e TouchPad-it të HP-s, uljen e madhe të çmimit./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !