Memorie të reja nga SanDisk - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Memorie të reja nga SanDisk

Memorie të reja nga SanDisk

Written By Edi on Wednesday, September 21, 2011 | 11:30 AM

SanDisk ka prezantuar disa risi në ofertën e vet të memorieve USB dhe kartelave memorike.
USB memoria e re Cruzer Fit ka madhësi sa një monedhë metalike, për lidhje me kompjuterin shfrytëzon USB 2.0, ndërsa është në dispozicion me kapacitet prej 4,8 dhe 16 GB. Çmimi i modelit më të vogël është 25 dollarë (në SHBA). Cruzer Switch vjen pa kapak për konektorin USB, ndërsa është në dispozicion me kapacitet prej 2 deri 32 GB. Çmimi për modelin më të vogël është 20 dollarë.
Është prezantuar po ashtu edhe kartela memorike SDXC Extreme Pro me kapacitet maksimal prej 64 GB. Shpejtësia e leximit të të dhënave është 95 MB/s, ndërsa për shkrim është 90 MB/s. Çmimi i modelit 8 GB është 110 dollarë.
Në formatin microSDXC dhe me kapacitet maksimal prej 64 GB arrin kartela Mobile Ultra. Bartja e të dhënave bëhet me shpejtësi maksimale deri 30 MB/s, ndërsa çmimi i kartelës për tregun amerikan është 220 dollarë për kapacitetin prej 64 GB, përkatësisht 25 dollarë për kapacitetin më të vogël prej 4 GB./ Kekompjuter / 
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger