Nga një burim i brendshëm, ende asgjë zyrtare, është mësuar se Facebook do të shtojë disa butona të rinj, të ngjashëm nga funksionaliteti me “Like” (pëlqej). Thuhet se këto butona do të jenë: “Read” (lexuar), “Listened” (dëgjuar), “Watched” (parë). Rrjeti social do të nxjerrë edhe butonin e tregtisë sociale “Want” (dëshiroj).
E rëndësishme është të nënvizohet se lajmi vjen nga një burim i bredshëm anonim (jo nga Facebook).
Është ende e paqartë se cfarë do të ndodh me butonin “Like” dhe si do të influencojnë butonat e tjerë mbi të. Ende nuk e dimë se cfarë ka ndërmend Facebook të bëjë me këto të dhëna, por ka goxha për tu përfituar nga këto të dhëna. Duket e qartë se Facebook po kërkon më tepër informacione nga përdoruesit e saj, për të çuar drejt tyre publicitete më të personalizuara. / Kekompjuter /
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !