Ftohje me ujë sipas mënyrës së Intelit - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Ftohje me ujë sipas mënyrës së Intelit

Ftohje me ujë sipas mënyrës së Intelit

Written By Edi on Wednesday, September 21, 2011 | 11:25 AM

Procesorët e shpejtë Sandy Bridge E të Intelit, kur të paraqiten në treg do të mund të blihen me sistemin e ftohjes me ujë po nga Inteli.
Në konferencën IDF Inteli ka paraqitur zgjidhjen Thermal Solution RTS2011LC e punuar në bashkëpunim me kompaninë Asetek. Ftohja e radiatorëve është realizuar përmes ventilatorit 120-milimetërsh i cili punon në spektrin prej 800 deri 2200 rrotullime në minutë. Në rastin më të keq sistemi do të prodhojë zhurmë prej 35 dB, thonë në Intel.
Po ashtu, ky sistem i ftohjes do të jetë kompatibil edhe me procesorët LGA 1366, LGA 1155 dhe LGA 1156. Do të liferohet me garanci prej 3 vjetësh, ndërsa do të shitet ndaras nga procesori. /koha/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger