Google Chrome 14 - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Google Chrome 14

Google Chrome 14

Written By Edi on Wednesday, September 21, 2011 | 11:36 AM

Google ka publikuar versionin e ri stabile të browserit Chrome, që tani ka arritur në shifrën 14.
Bashkë me avancimet e shumta të sigurisë dhe teknologjinë Web Audio API, risia më e rëndësishme është implementimi i teknologjisë “Native Client” (NaCl), gjegjësisht mundësia që aplikacionet klasike të zhvilluara në gjuhët programuese C ose C++ të ekzekutohen brenda browserit të Internetit. Aplikacionet NaCL gjenden në Internet dhe ekzekutohen brenda Chrome në cilëndo platformë, përfshirë Windows, MacOS X dhe Linux, pa pasur nevojë për kurrfarë ndryshimesh. Kështu që zhvilluesit duhet të mirëmbajnë vetëm një version të aplikacioneve të veta.
Tani për tani aplikacionet NaCL distribuohen vetëm përmes Chrome Web Store, por në Google theksojnë që do të largojnë këtë kufizim sa më shpejt që të jetë e mundur. /Koha/ kekompjuter /
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger