Karakteristikë kryesore e këtij prototipi është ekrani tejet i madh prej 11,6 inçësh me rezolucion 1366 x 768 pixelë, që e bën goxha më të madh se iPadi (dhe tani nuk ka gjasa që të paditen nga Apple për plagjiaturë), dhe është i përshtatshëm për paraqitje të dy aplikacioneve në të njëjtën kohë në interfejsin Metro të Windows 8. Tutje, ky aparat do të punojë në procesorin dybërthamësh Core i5-2467M me frekuencë 1,6 GHz dhe do të ketë 4 GB RAM, si dhe diskun SSD me 64 GB, ku mund të shtohet edhe kartela memorike opcionale microSD me 32 GB.
Ky tableti peshon diç më pak se një kilogram dhe është i trashë 1,3 centimetra.
Të rikujtojmë që bëhet fjalë për bashkëpunimin e parë të këtij lloji mes Microsoftit dhe Samsungut, qëllimi i të cilit është zvogëlimi i varshëmrisë së kompanisë koreane nga Android OS pas blerjes së planifikuar të Motorola Mobility nga Google dhe padive që po trandin këtë sistem operativ. /koha/ Kekompjuter /
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !