Written By Edi on Wednesday, September 21, 2011 | 11:20 AM
Një prej mangësive të gjeneratës së fundit të pllakave amë të Gigabyte ishte edhe ngecja e papritur e kësaj kompanie në përqafimin e UEFI BIOS. Madje edhe prodhuesit më të vegjël të pllakave amë, si Biostar, e kishin përqafuar, e të mos përmendim prodhuesit si Asus dhe MSI. Përveç mudnësisë së shfrytëzimit të miut në këtë rrethinë para sistemit operativ, që nuk është edhe aq me rëndësi, dhe kërkon edhe përshtatje apo adaptim, vetia më e rëndësishme e UEFI-t është përkrahja për disqet më të mëdha se 2,2 TB, të cilët mund të vendosen si bootabilë (që Gigabyte e ka mundësuar përmes Hybrid BIOS-it të vet), si dhe shpejtësia e inicimit. Në disa teste me modele të Asusit, koha e ngritjes ishte pothuajse e përgjysmuar, që e bën startimin e makinës dukshëm më të shpejtë. Në pllakat amë LGA2011 të ekspozuara në panairin e sapombajtur IDF, Gigabyte paraqiti versionin e vet të UEFI BIOS të bazuar në AMI BIOS me interfejsin të cilin e ka dizajnuar vetë kjo kompani. Gigabyte ka premtuar që UEFI BIOS do të jetë në disponim më vonë edhe për disa modele të pllakave amë nga gjenerata LGA1155 për procesorët Sandy Bridge të Intelit, kështu që mbetet të shihet se sa do të përmbushet premtimi. /Kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !