Ky tablet 10,1 inçësh sjell ekran me rezolucion 1280 x 800 pixelë, ekranin IPS Gorilla Glass, pastaj Tegra 2 SoC të nVidias – mu sikurse edhe Eee Pad Transformer, i cili në treg ka arritur në mars. Megjithatë, për dallim prej Transformerit i cili ka shtesë opsionale me tastierë dhe bateri shtesë, Slideri ka tastierën e integruar të fshehur nën ekran.
Sipas recensioneve të para, tastiera e Sliderit është mjaft komode për punë të rehatshme, por jo edhe ideale pasi që tastet janë më të cekëta se tek kompjuterët netbook me dimensione të ngjashme. Përkundër kësaj, dallimi nuk është drastik dhe nuk ka dyshim që shumica e njerëzve shpejt do të adaptohen në formatin më të vogël.
Blerësit e Eee Pad Slider i cili vjen me Android 3.2, do të mund të zgjedhin mes dy varianteve: 16 GB që kushton 386 dollarë dhe 32 GB që kushton 100 dollarë më shumë./koha/Kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !