Ka rezultuar që Kal-El dhe Superman, ka disa fuqi të pazakonshme. Pranë procesorit qendror katërbërthamësh në të është ndërtuar edhe bërthama e pestë qendrore të cilën Nvidia e quan Companion core. Falë kësaj bërthame shtesë kompjuterët tabletë dhe telefonat smart do të kenë performanca më të mira dhe më pak shpenzime, sepse Kal-El ka performanca pesë herë më të mira nga Tegra 2 dhe shpenzim i cili është më i vogël për 14 deri në 61 për qind.
Bërthama e fshehtë dhe e patentuar në projektin Kal-El në fakt është ARM Cortex A9 përmendet në ditarin online të kompanisë. Bërthama punon në frekuencë të ulët (500 MHz) dhe më shpenzim veçanërisht të ulët, sepse edhe pse është në cipin e njëjtë është bërë me një metodë të ndryshme nga ajo që është përdorur për bërthamat e shpejta.
Këtë dizajn kompania e ka quajtur Variable Symmetric Multiprocessing, vSMP. Companion përdoret automatikisht dhe nuk kërkon asgjë të veçantë te sistemi operativ ose aplikacionet e klientit. Hyn në lojë vetëm kur ka kuptim.
Bërthamat mund të fiken dhe të ndizen në mënyrë individuale në varësi nga ngarkesa, në të cilin rast Companion dhe bërthama kryesore nuk mund të punojnë bashkë. Companion do të kryejë detyrat të cilat janë më pak kërkuese në kuptimin e konsumit, si surfimi në ueb dhe riprodhimit të muzikës dhe videos, me çka mund të përjashtohen katër bërthamat tjera derisa të shfaqet nevoja për kryerjen e detyrave komplekse siç është përpunimi i imazhit ose lojërave. Kur ndonjëra nga katër bërthamat merr përsipër punën, Companion fiket. Pajisjet e para me këtë procesor do të paraqiten para fundit të vitit. /Koha/ Kekompjuter
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !