Galaxy S II, arrin në 10 milion njësi të shitura - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Galaxy S II, arrin në 10 milion njësi të shitura

Galaxy S II, arrin në 10 milion njësi të shitura

Written By Edi on Monday, September 26, 2011 | 1:00 PM


Qysh prej debutimit në muajin prill, Samsung ka theksuar se janë shtiru më shumë se 10 milion Galaxy S II, që janë shifra mjaft mbresëlënëse.


Edhe pse jo rezultate të afërta me iPhone që shiti 20 milion njësi vetëm në çerekun e dytë, është mirë të theksohet se qysh prej muajit korrik, rreth pesë milion njësi janë dërguar në duar të konsumatorëve gjë që tregon se shitja e Galaxy S II po rritet.
Brenda tetë javëve numri i njësive të shitura Galaxy S II është dyfishuar dhe përveç kësaj debutimi në SHBA pritet të ketë efektet e veta në shitje. Me këtë shkallë të shitjes Samsung ka gjasa të thyej rekordin e saj të mëparshëm me modelin e parë Galaxy që iu deshën më shumë se 7 muaj për të arritur të njëjtin rezultat në treg. 
Samsung Galaxy S II është një prej konkurrentëve më serioz të iPhone dhe si i tillë konsiderohet edhe si një prej pajisjeve më të mira që janë me platformën Android të Google. Megjithatë përderisa mjaft shumë vëmendje është përqendruar në debutimin e iPhone 5, pritet që Samsung të kundërpërgjigjet me Galaxy S III apo diçka tjetër. /pcworldalbanian/Kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger