Twitter vlen 7.7 miliardë dollarë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Twitter vlen 7.7 miliardë dollarë

Twitter vlen 7.7 miliardë dollarë

Written By Edi on Wednesday, March 9, 2011 | 4:32 AM

Një ankand i fundit i Twitter në tregun sekondar, sugjeron se investuesit e vlerësojnë me 7.7 miliardë dollarë (5.5 miliardë euro) këtë kompani, që është dyfishi i vlerës së caktuar në dhjetor.
Në fakt, investuesit janë pajtuar të paguajnë 34.5 milionë dollarë për disa aksione të Twitter në ankandin e drejtuar nga Sharepost.
Megjithatë, sipas Sharepost, kërkesa e aksionarëve të Twitter (që janë 35.000) për këtë pjesë kishte qenë shumë më e lartë sesa vlera reale, ndërkaq sipas përllogaritjes së përgjithshme, Twitter vlen 7.7 miliardë dollarë
Në dhjetor 2010, vlera e Twitter konsiderohej 3.7 miliardë dollarë, ndërsa asokohe kompania Kleiner Perkins Caufield & Buyers investoi 200 milionë dollarë në këtë kompani.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger