‘Zogjtë e inatosur’ vijnë në Facebook - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » ‘Zogjtë e inatosur’ vijnë në Facebook

‘Zogjtë e inatosur’ vijnë në Facebook

Written By Edi on Wednesday, March 9, 2011 | 4:31 AM

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Rovio, Mikael Hed, ka njoftuar se loja e tyre e shumëpopullarizuar ‘Angry Birds’ nga muaji i ardhshëm do të mund të luhet edhe në Facebook.
Me këtë rast ai ka deklaruar se bëhet fjalë për aspekte të reja të kësaj loje, të cilët deri më tani nuk janë parë në asnjë platformë tjetër.
Sipas All Facebook, Hed e ka përdorur fjalën ‘bashkëpunim’ për të përshkruar këto aspekte të lojës, duke shtuar se në versionin e Facebookut derrat do të kenë rol më të dukshëm.
Zhvilluesit tjerë të lojërave duhet të jenë xhelozë në suksesin e jashtëzakonshëm që ka arritur kjo lojë, që ka filluar si lojë për iPhone, pastaj është transferuar në telefonat Android, Palm dhe Nokia, e më vonë është shndërruar në disa versione dhe mund të luhet në PC, Play Stationu 3, Windows 7 Phone etj., ndërsa nga muaji i ardhshëm do të mund ta luani edhe në rrjetin shoqëror Facebook.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger