Facebook tani vlen 65 miliardë dollarë? - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Facebook tani vlen 65 miliardë dollarë?

Facebook tani vlen 65 miliardë dollarë?

Written By Edi on Wednesday, March 9, 2011 | 4:35 AM


Vlera tregtare e Facebook është ngritur nga 50 miliardë dollarë në 65 miliardë dollarë, dhe kjo bazuar në skemën e re të investimit të aksioneve.
Një raport i televizionit CNBC deklaron se General Atlantic do ta blejë 1 për qind të kompanisë.
Ndërsa, vlera e aksioneve të Facebook është llogaritur pikërisht duke u bazuar në vlerën e kësaj përqindje, thuhet sipas artikullit, i cili thotë se i citon “njerëz të informuar mirë, që janë të afërt më transaksionin”.
Për më tepër, thuhet se kjo marrëveshje nuk është mbyllur ende, ndërsa merret vesh se ish punëtorët e Facebook janë të interesuar që të blejnë 2.5 milionë aksione nga rrjeti social, pjesë e së cilit ishin edhe ata vetë.
Në fillim të muajit Janar, disa raporte deklaronin se Facebook vlente rreth 50 miliardë dollarë, pasi që kompanitë si Goldman Sachs dhe firma investuese Digital Sky kishin investuar 50 milionë dollarë në rrjetin më të madh social në botë për momentin.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger