Numër gjithnjë e më i madh i përdoruesve të Google+ - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Numër gjithnjë e më i madh i përdoruesve të Google+

Numër gjithnjë e më i madh i përdoruesve të Google+

Written By Edi on Sunday, January 8, 2012 | 4:30 AM


Google rrjetin e saj social e ka prezantuar gjatë verës së kaluar, ndërsa për të deri tani kemi lexuar informata të ndryshme – disa kanë lavdëruar numrin e madh të përdoruesve të këtij rrjeti, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se shumica e tyre janë përdorues jo aktivë.
Informatat më të fundit që lidhen me numrin e madh të përdoruesve të këtij rrjeti social, thonë se numri i përdoruesve të Googlea+ në ditë rritet për 625 mijë dhe në fund të dhjetorit, numri ka arritur në 62 milionë – kështu së paku thotë Paul Allen (jo ai nga Microsoft), ekspert statistikash për Googlea+.
Ai thotë se numri i përdoruesve të këtij konkurrenti të Facebook-ut është rritur me të madhe javëve të fundit, ndërsa për këtë meritorë janë festat, përdoruesit e reklamës Android 4.0, numri gjithnjë e më i madh i personave të famshëm dhe brendeve që e përdorin dhe përvojat e mira të përdoruesve.
Nëse ky trend i rritjes së përdoruesve vazhdon, para Google-s dhe rrjetit të saj social, janë ditë të shkëlqyeshme, kështu që vlerësimet janë që deri në fund të shkurtit, numri i përdoruesve të kalojë 200 milionë, ndërsa deri në fund të vitit, kjo shifër pritet të arrijë në më shumë se 300 milionë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger