Telefonat celularë me kamerën më të mirë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Telefonat celularë me kamerën më të mirë

Telefonat celularë me kamerën më të mirë

Written By Edi on Sunday, January 8, 2012 | 4:29 AM


Marrë parasysh se telefonat e sotëm celularë janë shumë më shumë se pajisje të cilat shërbejnë vetëm për komunikim, kemi vendosur që “të argëtohemi” me një aspekt apo thënë shkurt me një performancë të telefonit e cila shpesh është parësore me rastin e përzgjedhjes së celularit. Në pyetje është kamera të cilën sot gati secili telefon e posedon.
Edhe pse më herët individët e caktuar (apo shumica) thoshin se: “nëse dëshirojnë pajisje për të komunikuar do të blejnë telefon, e nëse dëshirojnë që të fotografojnë do të blejnë fotoaparat”, me zhvillimin e teknologjisë ky tregim nuk pi ujë, pasi që teknologjia e optikës së vogël e cila vendoset në telefona është avancuar aq shumë dhe kështu në aparatin e njëjtë mund të posedoni edhe pajisje për komunikim dhe fotoaparat me performanca bukur të larta të cilat lehtë mund të krahasohen me shumicën e fotoaparateve komercial që gjenden momentalisht në treg.
Le të shohim në vazhdim se cilat janë ato pajisje të cilat përdoruesit dhe ekspertët në tërë botën i kanë veçuar si pesë më të mirët:
Apple iPhone 4S
Kompania “Apple” me modelin e saj të ri atë iPhone 4s kanë vendosur standard shumë të lartë për konkurrencë e cila nëse dëshiron që “të mbetet në lojë”, duhet të gjejë përgjigje adekuate për kamerën e cilësisë së këtillë. iPhone 4S posedon kamerën me 8 MP e shkëlqyeshëm e cila është në gjendje të bëjë fotografi prej 3264x2448 pikselë.
Vetë kamera posedon lentën e përbërë nga 5 elementeve me hapjen prej F2/4, ndërsa e ka prodhuar kompania “Sony”. Këtij aparati i janë të nevojshme gjithsejtë 1.1 sekonda që të bëjë fotografinë e parë, dhe gjithsejtë gjysmë sekonde ndërmjet secilës fotografi të bërë. Rezultatet e kësaj kamere janë të shkëlqyeshme, ngjyrat e fotografisë janë “të gjalla”, mprehtësia e fotografisë është po ashtu e përsosur sikur edhe balansi i ngjyrës së bardhë.
Fotografitë e krijuara me këtë aparat janë të pasura me detaje madje edhe kur të fotografohet objekti i cili është në hije. Kamera e iPhone 4S-it posedon edhe opsionin e HD video të dhënave prej 1080p me rastin e 30 “frames” për një sekondë. Aparati po ashtu posedon LED blicin për fotografim në kushte të ndriçimit të dobët.
Samsung Galaxy SII
Samsung Galaxy SII po ashtu posedon kamerën prej 8MP e cila bënë fotografi me rezolucion 3264x2448 pikselë. Kamera e këtij aparati bënë të mundshme që fotografitë në ekranin tuaj të janë thjeshtë “të gjalla” ndërsa sa i përket vetë opsioneve dhe mundësive të fotoaparatit ky model ofron praktikisht të gjitha.
Posedon autofokus, “touch” fokus, detektimin e fytyrës, buzëqeshjes apo grimasat e caktuara të personit që dëshironi ta fotografoni, “geotagging” dhe stabilizimin digjital të fotografisë (këto janë vetëm disa nga karakteristikat që për shumicën janë më interesantet). Imazhet e krijuara me këtë kamerë janë të pasura me detaje “të shkëlqyeshme” dhe ngjyra por edhe kontrast të mirë.
Thënë shkurt ky aparat prodhon fotografi të cilat kanë shumë pak nevojë për përpunim. Edhe një performancë e shkëlqyeshme e kamerës së këtij modelit është aftësi e incizimit të FullHD videos me 1080p me rastin e 30 “frames”. Galaxy SII është i pajisur edhe me LED flash blicin.
HTC EVO 3D
HTC EVO 3D posedon jo një por dy kamera prej 5MP në “kurrizin” e saj të cilat mundësojnë prodhimin e 2D fotografive në “full” 2560х1920 pikselë, dhe fotografitë stereoskopike 3D me kualitetin maksimal prej 2MP. Ky aparat posedon “slider-in” i cili ndryshon funksionin e kamerës në varësi prej fotografisë të cilën dëshironi ta bëni (2D apo 3D).
Kamera e këtij aparati po ashtu posedon opsionin e detektimi të fytyrës dhe “geotagging”. Edhe pse funksioni parësor apo të themi pika e shkëlqyeshme e këtij aparati është 3D fotografimi apo incizimi, duket se shtimi i 3D opsionit në këtë telefon (përndryshe opsion të cilin shumë pak aparate kanë) shkoi në dëm të cilësisë së fotografive “të thjeshta”.
Video që ky aparat bënë janë HD incizimet dhe atë me 720p me rastin e 30 “frames”. Ngjyrat në fotografi/video janë “të gjalla”, thellësia dhe kontrasti në nivel ndërsa posedon edhe dual-LED blicin, dhe mund të përfundojmë që kamera e këtij aparati është mjaftueshëm cilësore që të zë vend në listën e 5 telefonave me kamerën më të mirë.
Nokia N8
Ky aparat posedon kamerën impresive prej 12MP e famshëm, e cila është e aftë të prodhojë fotografi prej 4000x3000 pikselë. Optika me të cilën ky aparat është i pajisur është “Carl Zeiss”, ndërsa ky është emër që flet vetë. Opsionet të cilat kjo kamerë i ka janë autofokusi, detektimi i fytyrës, “geotagging” e shumë të tjera.
Cilindo aspekt që ta prekim kur është në pyetje ky aparat janë të shkëlqyeshme, qoftë se janë në pyetje ngjyrat, kontrasti, pasuria e detajeve apo fotografimi me rastin e dritës së vogël të cilën ky aparat e kryen me plot sukses, duke ofruar fotografi të shkëlqyeshme.
Përkrah fotografimit ky aparat gjithsesi që futet në përzgjedhjen e ngushtë kur është në pyetje videoincizimi prej 720p (1280x720 pikselë) me rastin e 25 “frames” në sekondë. “Zoom-i” optik te ky aparat është i përkryer edhe me rastin e incizimit HD. N8 është i pajisur edhe me Xenon blicin për fotografim në ndriçim të dobët.
Sony Ericsson Xperia Arc
Sony Ericsson Xperia Arc është aparat të cilin përdoruesit në tërë botën e vlerësojnë si aparatin më të mirë të kësaj kompanie të bërë vitet e fundit. “Sony Ericsson” në këtë aparat e ka vendosur kamerën e shkëlqyeshme prej 8MP me autofokus e cila është e aftë të prodhojë fotografi prej 3264x2448 pikselë, të cilësisë së lartë.
Sikur edhe te modelet e lartpërmendur edhe ky posedon funksione të shumta sikur “touch” fokusi, stabilizimi i fotografisë, “geotagging”, detektimi i fytyrës dhe buzëqeshjes. HD video incizimet të bërë me këtë kamerë janë të cilësisë prej 720p me rastin e 30 “frames” në sekondë me autofokus i cili funksionon në kontinuitet.
Cilësia e fotografisë sikur edhe videot janë të shkëlqyeshme, të pasura me detaje të shumta, ngjyra “të gjalla” dhe kontrast në nivel. Si mbështetje për fotografim me rastin e ndriçimit të dobët, ky aparat posedon edhe LED blicin./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger