Televizori i së ardhmes nga LG me ekran të hollë vetëm 4 mm - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Televizori i së ardhmes nga LG me ekran të hollë vetëm 4 mm

Televizori i së ardhmes nga LG me ekran të hollë vetëm 4 mm

Written By Edi on Sunday, January 8, 2012 | 4:32 AM


Prodhimi i këtyre ekraneve të mëdha deri më tani ka qenë tepër i shtrenjtë, por kompania LG thotë se kanë proces të ri prodhues, çka ka mundësuar çmim ndjeshëm më të vogël, por nuk e potencojnë se sa.
LG në panairin më të madhe të elektronikës ‘CES’ në Las Vegas, do ta prezantojë televizorin më të madh OLED me diagonale 55 inç (140 cm) me ekran që ka trashësi vetëm 4 milimetra. Televizori peshon 7.5 kilogramë, ndërsa në mur duket si një poster i ngjitur.
Ekranet Organic LED janë tejet të hollë, ndërsa më së shumti përdoren në telefona të mençur, siç është Samsung Galaxy S2, por tani në LG thonë se kanë zhvilluar një proces të ri prodhimi, i cili do të sjell edhe çmime më të ulëta.
Ata theksojnë se në krahasim me tri ngjyrat e zakonshme, pikselët e tyre kanë katër ngjyra, çka mundëson kontrast më të mirë dhe fotografi më të mprehtë. Ata thonë se freskimi i fotografisë është 1000 herë më i shpejtë se sa televizorët LED/LCD./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger