Home »
Informatika
» iPhone 5, me më pak pjesë të Samsung
iPhone 5, me më pak pjesë të Samsung
Written By Edi on Monday, September 10, 2012 | 4:33 AM
Siç e dimë tashmë, Apple do të prezantojë modelin e ri të telefonit – iPhone 5, të mërkurën e ardhshme më 12 shtator në ngjarjen e saj speciale për media.
Tani, sipas Reuters thuhet se Apple është duke përdorur më pak komponente të Samsung në iPhone 5, për siç thuhet, të zvogëluar shpenzimet e saj si dhe të tejkalojë çdo problem të mundshëm me rivalin e saj nga i cili morri 1 miliardë dollarë në një betejë ligjore.
Sipas këtij raporti, Apple do të përdor më pak çipa për RAM dhe ndriçuesin e saj, të cilin e prodhon Samsung, për tu fokusuar tek furnitorët tjerë për të mbuluar këtë zbrazëtirë.
Mirëpo, kjo nuk duket të jetë një lajm i keq për Samsung, njësia mobile e së cilës ka thënë se do të mbajë për vete komponentet e saj mobile, për të paraqitur në treg modele të avancuara të telefonave, sikurse është Galaxy SIII.
Labels:
Informatika

0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !