Edhe iPod Touch me ekran 4 inç - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Edhe iPod Touch me ekran 4 inç

Edhe iPod Touch me ekran 4 inç

Written By Edi on Wednesday, September 12, 2012 | 10:04 AM


Përveç lajmit se iPhone 5 do të vijë me ekran më të madh të ndjeshëm në prekje, përkatësisht me 4 inç, kohëve të fundit është thënë se Apple do të lansojë edhe iPod Touch i cili do të ketë ekran identik për nga madhësia.
Sipas një zhvilluesi të Apple thuhet se iPod Touch do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç - 16:9 dhe rezolucion prej 1136 x 640 pikselëve, ndërsa pajisja është koduar me emrin N78AP.

Modeli i ri i iPod Touch gjithashtu thuhet se do të ketë edhe procesorin e ri, edhe pse ende nuk dihet se a do të jetë i njëjti sikurse i iPhone 5, që besohet se do të jetë i gjeneratës së re të procesorëve të Apple, A6.

Sot gjatë ditës priten të gjitha detajet për iPhone 5, iPod Touch dhe potencialisht edhe për iPad Mini, përkundër faktit se nuk është e sigurt se Apple do të prezantojë edhe iPad-in e ri në ngjarjen ekskluzive për mediat, të cilën e mban sot. / Telegrafi / Kekompjuter
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger