Zyrtare: Më 7 mars vjen iPad i ri - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Zyrtare: Më 7 mars vjen iPad i ri

Zyrtare: Më 7 mars vjen iPad i ri

Written By Edi on Thursday, March 1, 2012 | 10:02 AM


Apple ka shpërndarë ftesa për prezantimin e iPada 3 dhe me këtë ka vërtetuar thashethemet se ky kompjuter tablo do të prezantohet më 7 mars në Yerba Buena Center në San Francisco. Ende nuk dihet se cilat risi dhe ndryshime do të sjellë iPad 3, por pritet të ketë procesor më të shpejtë, procesor grafik të përmirësuar dhe ekran me rezolucion të lartë Retina.

Po ashtu, pritet që më në fund të ketë edhe kamerë më kualitative. Kjo ngjarje është interesante sepse bëhet fjalë për prezantimin e parë të madh të pajisjes së re të Apple-s, pas vdekjes së themeluesit Steve Jobs, i cili ka ndërruar jetë në tetor të vitit të kaluar, vetëm një ditë pas prezantimit të iPhone 4S.

Këtë prezantim do ta udhëheqë nënpresidenti për marketing ndërkombëtar Phil Schiller, nënkryetari për iOS, Scott Forstall dhe drejtori i përgjithshëm Tim Cook./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger