Huawei Ascend D Quad – Smartphone më i shpejtë në botë - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Huawei Ascend D Quad – Smartphone më i shpejtë në botë

Huawei Ascend D Quad – Smartphone më i shpejtë në botë

Written By Edi on Thursday, March 1, 2012 | 10:04 AM


Huawei në panairin e elektronikës ‘MWC 2012’ në Barcelonë, e ka prezantuar siç thonë Smaprtphone-in më të shpejtë Quad-Core në botë, modelin Huawei Ascend D Quad. Atë e lëviz procesori Huawei K3V2 quad-core me shpejtësi 1.2GHz/1.5GHz. Bëhet fjalë për pajisje e cila mes tjerash ka dizajnin më kompakt në mesin e Smartphone-ve 4.5 inç.

Ascend D Quad zgjeron mundësitë për përdoruesit, duke përdorur sistemin operues Android 4.0 dhe sistemin e Huawei-t për manovrim me energji, që ofron kursim energjie deri në 30 për qind. Huawei Ascend D Quad është iniciues i argëtimit me ekranin e tij 4.5 inç dhe rezolucion të lartë 1280x720 piksel i ndjeshëm në prekje, si dhe me procesorin grafik më të fuqishëm industrial prej 32-bit.

Ekrani i tij PPI 330, ofron pamje të kristaltë edhe kur është i ekspozuar direkt në rrezet e diellit si dhe është i pajisur me teknologjinë Dolby 5.1 Surround Sound dhe Audience earSmart™.

Kamera 8MP në pjesën prapa, ajo 1.3 MP në pjesën para dhe video-regjistruesi 1080p Full HD, u mundësojnë riprodhimin dhe xhirimin e momenteve të posaçme në detaje të qarta dhe të pasura. Duhet përmendur edhe WiFi 802.11b/g/n, Bluetooth 3.0, 8GB ROM dhe 1GB RAM memorie, etj./zeri/kekompjuter/
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger